Suzana Ujkiq në pozicion ofsajd në Istog, ‘mos me prek oj vajzë...’

Hendboll

Suzana Ujkiq në pozicion ofsajd në Istog, ‘mos me prek oj vajzë...’

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:27
Suzana Ujkiq në pozicion ofsajd, ‘mos me prek oj vajzë...’

Hendbollistja nga Mali i Zi, Suzana Ujkiq, me nënshtetësi të Kosovës, anëtare e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, është zënë në pozicion ofsajd, me një shikim të ashpër ndaj rivales. 

A mos vallë, se Ujkiqi i ka thënë rivales: “Mos me prek oj vajzë...! 

Shihet edhe lojtarja e Kastriotit me numër 10-të, Sara Misini, sikurse do që t’i turret, një foto sa një mijë fjalë edhe pse paksa e dobët! 

Duelet në hendboll janë shumë të ashpra, sa hendbollistet gati kalojnë në nervozizëm dhe madje edhe në konflikt verbal. 

Kjo foto u bë në ndeshjen e sotme, që ka filluar në orën 18.00 në palestrën e sportit në Istog, mes Istogut dhe Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat