Tre portierët e Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Tre portierët e Kombëtares së Kosovës

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:48
Tre portierët e Kombëtares së Kosovës

Tre portierët e Kombëtares së Kosovës po japin maksimumin në përgatitje dhe janë të gatshëm për ndeshjet e vështira me Malin e Zi dhe Suedinë. Haris Berisha, Liridon Zena e Armir Agushi po punojnë me trajnerin Veton Hajrizi dhe premtojnë të bëjnë më të mirën për të “mbyllur” portën për ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.

Kombëtarja edhe të shtunën ka punuar me përkushtim për t’u përgatitur për ndeshjet e javës tjetër. Ekipi është thuajse i kompletuar.

Pas Rron Ramadanit, grupit i janë bashkuar edhe kapiteni Valon Dedaj, pastaj Enis Kabashi, Bashkim Gashi. Ndërkohë vjen edhe Leonard Gegaj kurse me Luigj Qunin e Armend Alajn që bashkohen nesër, kompletohet grupi i lojtarëve.

Të martën është udhëtimi për në Podgoricë ndërsa të mërkurën është ndeshja me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat