Lirija dhe Elma, në të njëjtën pozitë, me të njëjtin numër, lojtare të shquara!

Hendboll

Lirija dhe Elma, në të njëjtën pozitë, me të njëjtin numër, lojtare të shquara!

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 15:10
Lirija në të majtë dhe Elma në të djathë

Një takim rasti në mbrëmjen e djeshme në palestrën e re sportive në Istog!

Ish hendbollistja e mirënjohur Lirie Muhaxheri dhe hendbollistja Elma Kameri, që u kthye nga Belgjika për të ndihmuar nënkampionen e Kosovës, Istogu, gjatë takimit në sfidën mes Istogut dhe Kastriotit nga Ferizajt, kujtuan shumë gjëra të lojës së hendbollit!

E veçanta është se Lirija (shtatë tituj kampioni ka fituar në karrierë si lojtare) ka luajtur në pozitën e bekut të majtë po ashtu edhe Elma po në këtë pozicion dhe që dyjat dy herë janë shpallur hendbollistet më të mira të Kosovës.  

Raportohet se Elma kur ka qenë fëmijë, si idhull e ka pasur Lirijen dhe për atë e ka marrë edhe numrin pestë në fanellë!

Elma është në formën më të mirë dhe do të jetë edhe shtylla kryesore e Istogut, ndërsa Lirija është trajnere për kadetet e Kastriotit!

Lirija është zgjedhur edhe hendbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019) nga anketa e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat