Liderja e Kosovës dy ndeshje në Istog kundër bjelloruseve

Hendboll

Liderja e Kosovës dy ndeshje në Istog kundër bjelloruseve

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:28
Liderja e Kosovës dy ndeshje në Istog kundër bjelloruseve

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, dy ndeshje do t’i zhvillojë në palestrën e sportit në Istog, kundër ekipit nga Bjellorusia Victoria Berestie, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

“Zyrtare ndeshjet në Istog: Victoria Berestie – KHF Istogu; me 21 nëntor, ora: 18:00, vendi: Palestra e qytetit në Istog: KHF Istogu – Victoria Berestie dhe ndeshja e dytë po të njëjtin vend me 22 nëntor, ora: 18:00). 

Istogu ka arritur marrëveshje me  skuadrën nga Bjellorusia, Victoria Berestie që të dy ndeshjet ti zhvillojmë në Kosovë, duke marrë parasysh situatën e krijuar kudo në botë nga Covid 19, me qëllim për t'iu shmangur udhëtimeve të gjata.

Me mirëkuptim të kryetarit të komunës së Istogut z.Haki Rugova, MKRS dhe punëkryesit duke marr parasysh rëndësinë  e këtyre ndeshjeve ato do të zhvillohen në palestrën e qytetit në Istog.

ISTOGU synon të mobilizohet dhe të jap gjithçka nga vetja për një kalim të mundshëm për në Raundin e 4-të. 
Ju faleminderit për përkrahje, na priftë e mbara!”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat