Mali i Zi bën testin e Covid 19 para sfidës me Kosovën, ja rezultatet 

Hendboll

Mali i Zi bën testin e Covid 19 para sfidës me Kosovën, ja rezultatet 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:33
Mali i Zi bën testin e Covid 19 para sfidës me Kosovën, ja rezultatet 

Selektori i Kombëtares së Malit të Zi, Zoran Roganoviq, po llogarit në 16 hendbollistë për ndeshjen  me Kosovën që luhet nesër (të mërkurën, në orën 20.30) në palestrën ‘Bemax Arena’ dhe Rumaninë të dielën në Baja Mare.

Ditë më parë, lojtarët erdhën nga e gjithë Evropa - nga Suedia, ku punon dhe jeton edhe trajneri Zoran Roganoviq, nga Spanja, Franca, Austria, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Rumania, Ukraina dhe Maqedonia Veriore.

“Në mëngjes, ata kryen testet e korona virusit dhe të gjithë ishin negativë ", ka shkruar mes të tjera “Vijesti”.
Roganoviq po llogarit në 16 lojtarë - portierët Jagosh Braunoviq dhe Goran Anxheliq, krahët Milosh Vujoviq, Aleksandar Bakiq, Mirko Radoviq, Marko Lasica dhe Filip Vujoviq, pivotët Nemanja Grboviq, dhe bekët Vasko Shevaleviq, Stevan Vujoviq, Aleksandar Glendzha, Vladan Lipovina, Stefan Çavor, Rist Vujaqiq, Radojica Çepiq dhe Vasilije Kalugjeroviq.

“Ne kemi pasur shumë probleme me ardhjen dhe grumbullimin e lojtarëve, por ndiej gëzim të madh që jemi së bashku pas gati 10 muajsh. Ne kemi shumë besim te secili lojtar.  Jam i sigurt që të gjithë do të bëjnë më të mirën të mërkurën dhe të dielën për të bërë rezultatin më të mirë të mundshëm”, tha mes të tjera Roganoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat