Kosova stërvitet në Podgoricë

Hendboll

Kosova stërvitet në Podgoricë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 21:32
Kosova stërvitet në Podgoricë

Në palestrën e bukur në kompleksin Bemax Arena në Podgoricë, Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi. Ndeshja Mali i Zi - Kosova luhet nesër nga ora 20:30 në të njëjtën palestër.

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar për në Podgoricë, ndërsa djemtë tanë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.

Kombëtares i mungojnë lojtarë si Haris Berisha, Drenit Tahirukaj, Endrit Abdullahi, Petrit Prekazi, Oltion Beshiri, Flamur Gërbeshi, Albin Xhafolli, Lindrit Fetahu e Fatlum Ahmeti, që ishin në grumbullimin e kaluar. Portieri Berisha u lëndua në stërvitjen e fundit në Prishtinë.

Por janë kthyer emra të rëndësishëm kurse ka edhe debutues. Të gjithë lojtarët që janë në dispozicin të trajnerit Javier Cabanas dhe ndihmësve të tij, Arben Muqolli e Veton Hajrizi, premtojnë angazhim për çdo top, nga fillimi e deri në fund.

Me ndeshjen në Podgoricë hapet faza e dytë kualifikuese për "Euro 2022".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat