Malazezët me probleme të mëdha: Kosova nuk duhet nënvlerësuar 

Hendboll

Malazezët me probleme të mëdha: Kosova nuk duhet nënvlerësuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 18:10
Lojtarët malazez

Sot (20.30) Kombëtarja e Kosovës në hendboll, e luan ndeshjen e parë të kualifikimeve për "Euro 2022". 

Djelmoshat tanë synojnë që të dalin me rezultat pozitiv në përballje me Malin e Zi, ndeshje që luhet në Podgoricë, në takimin e parë të grupit 8-të, ku bëjnë pjesë edhe Suedia dhe Rumania. 

“Selektori Zoran Roganoviq përballet me probleme të shumta për shkak të situatës me virusin korona, sepse ai nuk mund të llogarisë në disa lojtarë të rëndësishëm, por në kampin e ekipit tonë ata besojnë në një edicion të mirë dhe fitore në fillim të kualifikimeve, e cila do të ishte një avantazh i mirë para se të udhëtojnë në Baja Mare kundër Rumanisë, që është në program të dielën”, shkruan mediumi malazez “CDM”.

“Për shkak të rasteve pozitive në ekipet ku ata luajnë, domethënë janë në karantinë të detyrueshme, kemi humbur për këtë ndeshje portierët Mile Mijushkoviq dhe Danilo Mihaleviq, pastaj lojtarët Milosh Bozhoviq dhe Branko Vujoviq, ndërsa pivoti Nebojsha Simoviq dhe Bozho Anxheliq, e Igor Radojeviq nuk i kanë lejuar klubet që t’i bashkohen kombëtares”, shkruan më tej.

"Ne duhet të jemi të kënaqur që ky tubim u organizua, duke pasur parasysh situatën me virusin korona, dhe çdo mungesë në këtë moment është e justifikuar. Kemi shumë djem që janë në dispozicion, një ekip cilësor si gjithmonë, kështu që kemi kushte për t’u përgatitur dhe luajtur dy ndeshje të rëndësishme në fillim të kualifikimeve. Çdo fillim është i rëndësishëm dhe i vështirë.

Kosova është një kundërshtar që nuk duhet ta nënvlerësojmë, sepse duhet të kujtojmë kualifikimet e kaluara dhe fillimin katastrofë kur u mundëm nga Ishujt Faroe. Ne kemi cilësi më të lartë, por këtë duhet ta tregojmë edhe në fushë", tha kapiteni malazez Vasko Shevaleviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat