Mali i Zi fiton, Kosova nuk zhgënjen me lojë

Hendboll

Mali i Zi fiton, Kosova nuk zhgënjen me lojë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 22:08
Mali i Zi fiton, Kosova nuk zhgënjen me lojë

Kombëtarja e Kosovës pëson humbje me rezultat 32:25 (16:14) nga Mali i Zi, në takimin që u zhvillua në kompleksin “Bemax Arena” në Podgoricë.

Kosova e fillon me humbje në kuadër të grupit 8 të kualifikueseve për EURO 2022 në hendboll.

Kosova e para avancoi me 0:1, barazohen shifrat 1:1, 2:2, 3:3, duke u shkëputur vendasit në epërsi me 6:3.
Periudha e parë e lojës përfundon me rezultat 16:14 në të mirë të malazezëve. 

Pjesa e dytë ishte interesante në 7 minutat e parë, ndërsa Kosova ngushton rezultatin në 17:16 (33’), 18:17, por Mali i Zi gradualisht thellon epërsinë në 4 gola - 21:17 (37’) dhe pastaj edhe në shtatë gola (27:20). Kjo epërsi i dha qetësinë selektorit malazez Roganoviqit.

Në minutën e 57-të, Mali i Zi në epërsi me 6 gola (30:24), që  gjithçka edhe ishte e mbyllur sa i përket rezultatit pozitiv. Malazezët startojnë me fitore me rezultat 32:25 ndaj Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Javier Cabanas, gjithsesi duhet të jetë i kënaqur me angazhimin e hendbollistëve të tij, të cilët dhanë maksimumin në takimin e parë.

Nemanja Grboviç realizoi nëntë gola, i ndihmuar nga Vasko Shevaleviç dhe Milosh Vujoviq, që shënuan nga gjashtë, ndërsa Marko Lasica dhe Stevan Jujoviq nga katër. Deniz Terziqi shënoi gjashtë gola te Kosova.

Mali i Zi - Kosova 32:25 (16:14)

Mali i Zi: Braunoviq, Anxheliq, F. Vujoviq, Glendzha 1, Bakiq, Çavor 1, Çepiq, Radoviq, M. Vujoviq 6, Kaluxheroviq, S. Vujoviq 4, Shevaleviq 6, Anxheliq, Lasica 4, Vujaçiq 1, Gërboviq 9, Llipovina.

Kosova: Jupa 2, Gashi 1, Kabashi 2, Dedaj 4, Terziqi 6, Agushi, Quni 1, Tahirukaj 4, Shabani, Ramosaj 1, Muqolli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 2, Zena, Alaj 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat