Spanjolli me deklaratë interesante për Kosovën

Hendboll

Spanjolli me deklaratë interesante për Kosovën

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 00:01
Cabanas

Kryetrajneri i Kosovës në hendboll (meshkuj), Javier Cabanas, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Malit të Zi, sidomos në 40 minutat e parë.

"Mendoj se kemi luajtur mirë për 40 minuta. Kur Mali i Zi e ndryshoj mbrojtjen nga 5:1 në 6:0, nuk ia kemi dalur të realizojmë.

Mendoj se kjo ishte vendimtare në ndeshje. Po ashtu kemi humbur disa penallti dhe 5-6 goditje nga 6 metra. Mali i Zi nuk ka dështuar nga ato pozita. Angazhimi fizik ka qenë i madh. Kemi pasur momente të mira në sulm e mbrojtje, sidomos në pjesën e parë.

Jam i lumtur me lojtarët, por duhet të ndryshojmë disa detaje që të jemi garues me Kombëtare si Mali i Zi", thotë Cabanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat