Suzana Ujkiq - në formën më të mirë para ndeshjes së Kupës së Evropës 

Hendboll

Suzana Ujkiq - në formën më të mirë para ndeshjes së Kupës së Evropës 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:43
Suzana Ujkiq është ulur me numër katër

Hendbollistja më e mirë në mbrojtje në Kosovë, Suzana Ujkiq, po kthehet në formën më të mirë në prag të ndeshjeve të Kupës së Evropës. 

Ajo është shtylla e nënkampiones së Kosovës, Istogu dhe njëherësh është edhe anëtare e Kombëtares së Kosovës.

Suzana me bashkëlojtare po përgatitet maksimalisht për sfidat evropiane përkatësisht kundër ekipit nga Bjellorusia Victoria Berestie.

Ndeshja e parë luhet me 21 nëntor dhe një ditë më vonë (me 22 nëntor) edhe takimi dytë, që të dyja në palestrën e sportit në Istog.

Ujkiq luan në pozitën e pivotes dhe është në formë, që mezi e pret sfidën ndërkombëtare. 

Istogu është skuadra bindshëm më e mirë në Kosovë, në katër ndeshjet e para ka po aq fitore duke kryesuar renditjen me 8 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë. 

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, po e përgatitë  ekipin për dy sfidat ndërkombëtare, me synim që të kalojnë edhe rrethin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat