Çairi sfidon lideren e Kosovës 

Hendboll

Çairi sfidon lideren e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:47
Çairi sfidon lideren e Kosovës 

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Çairi (femrat), sfidojnë në miqësore nënkampionen dhe lideren e Superligës së Kosovës, Istogu. 

“Të dielën Istogu pret Çairin e Shkupit.

Hendbollistet Istogase këtë javë janë mysafir të KEKU-t nga Obiliqi në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll ndeshja zhvillohet në palestrën "Adem Jashari" nga ora: 18:00.

Ndërsa të dielln në palestrln e qytetit në Istog nga ora 15.30 do të mirëpresim skuadrln e Çairit të Shkupit të cilët u eliminuan në raundin e 2-të EHF European Cup nga gjysmë finalisti i vitit të kaluar Naisa nga Nishi, ndeshja zhvillohet me qëllim të arritjes së formës optimale para ndeshjeve shumë të rëndësishme kundër skuadrës Bjelloruse Victoria Berestie.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve në mesjavën e ardhshme në Istog pritet të udhëtoj për ndeshje kontrolluese edhe një skuadër tjetër nga shtetet e rajonit”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat