Vdes njeriu që shkroi historinë me Trepçën!

Hendboll

Vdes njeriu që shkroi historinë me Trepçën!

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 22:11
Vdes njeriu që shkroi historinë me Trepçën!

Ka vdekur njëri prej personaliteteve më të rëndësishme të hendbollit mitrovicas dhe atij të Kosovës në përgjithësi, Sami Mustafa. 

Mustafa ka udhëhequr Trepçën e Mitrovicës drejt inkuadrimit në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë, në vitin 1980. E kishte udhëhequr skuadrën mitrovicase edhe në edicionin e kaluar në Ligën e Parë federative.

Mustafa e ka udhëhequr Trepçën për kohë të gjatë. Ishte në krye të skuadrës edhe një dekadë para hyrjet në ligën elitare, pra edhe drejt inkuadrimit në Ligën e Dytë. 
Kontributi i tij për hendbollin mitrovicas vlerësohet shumë i madh.

Mustafa ka ndërruar jetë në Gjermani më 4 nëntor, në moshën 80-vjeçare. 

Ai ishte edhe pjesë e përzgjedhjes së Kosovës në vitin 60-ta, si lojtar. Ai ka bërë karrierë si hendbollist nga viti 1958 e deri në vitin 1968. Si trajner ka drejtuar edhe Kosovën e Vushtrrisë. 

Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa dhe gjithë komunitetit të hendbollit mitrovicas. Vepra e Sami Mustafës do të kujtohet gjithmonë, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat