Johansson nuk e zgjat kontratën me Malin e Zi

Hendboll

Johansson nuk e zgjat kontratën me Malin e Zi

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Johansson nuk e zgjat kontratën me Malin e Zi

Federata e Hendbollit e Malit të Zi dhe trajneri suedez Per Johansson, nuk do të vazhdojnë kontratën.

Në Kampionatin Evropian në Francë në vitin 2018, Mali i Zi, i udhëhequr nga Johansson, zuri vendin e nëntë, ndërsa në vitin 2019, në Kampionatin Botëror në Japoni, arriti rezultatin më të mirë në Kampionatin Botëror duke fituar pozitën e pestë.

Kështu, pas Kampionatit Evropian, ekipi malazez do të marrë përzgjedhësin e pestë pas pavarësisë, sepse Nikola Petroviq, Marko Ivanoviq dhe Dragan Axhiq ishin në stolin e Malit të ZI para Johanssonit.

Trajneri i ri do të përballet me dy sfida të mëdha në vitin e ardhshëm - lufta për një vend në Lojërat Olimpike në Tokio dhe Kampionati Botëror që do të mbahet në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat