Të dielën Kosova përballet me Suedinë 

Hendboll

Të dielën Kosova përballet me Suedinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 17:42
Të dielën Kosova përballet me Suedinë 

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Suedinë në kuadër të xhiros së dytë të grupit 8 të EURO 2022 në hendboll! Djelmoshat tanë po përgatiten maksimalisht për këtë takim, që të tregojë lojë sa më të mirë! 

“Të dielën e luajmë ndeshjen e vështirë me Suedinë, por jemi të vendosur për angazhim maksimal dhe për të dhënë më të mirën”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, duke filluar në orën 17.00!  

Ndeshjen e parë Kosova e humbi me rezultat 32:25 nga Mali i Zi në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat