Terziqi premton angazhim maksimal kundër Suedisë

Hendboll

Terziqi premton angazhim maksimal kundër Suedisë

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 22:44
Terziqi premton angazhim maksimal kundër Suedisë

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kosova në humbjen nga Mali i Zi me rezultat 32:25. Terziqi shënoi gjashtë gola, disa prej tyre shumë të bukur. Ai shfaqi formë të mirë, ndërsa është optimist se e gjithë kombëtarja e Kosovës do të tregojë lojë të mirë ndaj Suedisë, që vlerësohet kombëtare e nivelit të lartë.

Për angazhimin e të gjithë hendbollistëve, Terziqi nuk ka asnjë dyshim. Është i bindur për këtë.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Suedisë luhet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Suedia të enjten fitoi 33:30 ndaj Rumanisë dhe vlerësohet favorite e grupit.

“Në përgjithësi kemi treguar lojë të fortë në Mal të Zi. Performanca ime personale megjithatë ka mundur të jetë më e mirë. Mundësitë që kishim në lojë nuk i shfrytëzuam maksimalisht andaj u ndëshkuam dhe humbëm me 7 gola diferencë. Rezultati nuk ka qenë real. Në bazë të angazhimit, është dashur rezultati të jetë më i ngushtë”, thotë Deniz Terziqi, beku kryesor i Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi një përballje të fortë ndaj Suedisë. Jemi në përgatitje e sipër për këtë ndeshje. Angazhimi do të jetë maksimal dhe do të tregojmë lojë të mirë”, ka shtuar hendbollisti mitrovicas.

Kombëtarja ka vazhduar të premten stërvitjet për ndeshjen me Suedinë. Atmosfera është e mirë dhe të gjithë po punojnë me përkushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat