Kosova ndeshet me superfuqinë botërore 

Hendboll

Kosova ndeshet me superfuqinë botërore 

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Kosova ndeshet me superfuqinë botërore 

Kombëtarja e Kosovës do të orvatet për rezultat sa më të mirë ndaj superfuqisë botërore, Suedisë. 
Trajneri Javies Cabanas e ka më së të qartë fuqinë e suedezëve por synon që t’i kundërvihet me një lojë sa më të mirë.

Me 5 nëntor Suedia ka shënuar fitore e parë në grupin e 8 të kualifikueseve për Euro 2022, duke e mundur me rezultat 33:30 Rumaninë, ndërsa Kosova mposhtet nga malazezët 32:25 në Podgoricë.   

Nga ora 17:00 na pret ndeshja me Suedinë, fituesen e katër titujve të Botës, katër të Evropës dhe të katër medaljeve të argjendta olimpike.

Djemtë tanë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën e mundshme. Kjo kërkohet prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat