Suedia shumë e fortë, e pamëshirshme ndaj Kosovës 

Hendboll

Suedia shumë e fortë, e pamëshirshme ndaj Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:42
Suedia shumë e fortë, e pamëshirshme ndaj Kosovës 

Kombëtarja e Kosovës pëson humbjen e dytë në kuadër të grupit të 8-të të kualifikueseve për EURO 2022 në hendboll (meshkuj).

Suedia triumfon me rezultat 30:16 (15:10) ndaj Kosovës, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Suedia shumë e fortë, u tregua e pamëshirshme ndaj Kosovës.

Vetëm 12 minutat e parë Kosova u tregua rival i denjë ndaj superfuqisë botërore. 

Rezultati 3:2, pastaj edhe 4:2 për Kosovën në minutën e 6-të. Suedezët shpejt mobilizohen dhe barazojnë rezultatin, gradualisht shkëputen në epërsi me 5:8 në minutën e 15-të. 
Deri në fund të pjesës së parë e thelluan atë në pesë gola (10:15).  Në pjesën e dytë Suedia u tregua edhe më e mirë, duke thellua epërsinë në 10 gola (12:22) në minutën e 45-të. 
Kosova nuk kishte takat që të shmang humbjen e thellë nga suedezët, të cilët sa kalonin minutat thellonin epërsinë! Suedia triumfon me 14 gola diferencë (30:16) ndaj Kosovës.

Për Suedinë është fitorja e dytë pas asaj me 33:30 kundër Rumanisë, ndërsa për Kosovën është humbja e dytë pas asaj në Podgoricë me 32:25 nga Mali i Zi. Suedia kryeson me 4 pikë, pasojnë Rumania 2, Mali i Zi 2, ndërsa Kosova është në fund me 0 pikë.  

Trajneri i Kosovës, spanjolli Javier Cabanas, u përpoq maksimalisht me djelmoshat e tij, por ka qenë vështirë ndaj Suedisë superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat