Kastrati: Është me u çuditur se si trajnerët e Kosovës nuk ndërrojnë taktikë të lojës me Malin e Zi dhe Suedinë

Hendboll

Kastrati: Është me u çuditur se si trajnerët e Kosovës nuk ndërrojnë taktikë të lojës me Malin e Zi dhe Suedinë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:47
Izet Kastrati

Trajner dhe ekspert i hendbollit, Izet Kastrati, përmes një postimit të tij në facebook, shpreh brengën se si trajnerët e Kombëtare së Kosovës nuk ndërrojnë taktikë të lojës. 

“Pak për reprezentacion.
Është për me u çuditur se si trajnerët e reprezentacionit nuk ndërrojnë taktikë të lojës.
Edhe ky spanjolli njëjtë sen të re.
Me këtë zonë në mbrojtje që fakt dëmton edhe sulmin.

Del me deklaratë se ne luajtëm mirë në mbrojtje po ka deshtu sulmi.
Thotë trajneri i Spanjës, po në pjesën e dytë kemi godit 4 herë kurse suedezet 15 herë!  Gabim e ke.
Isha vjet në të gjitha stërvitjet të reprezentacionit këta djem janë të mrekullueshëm dhe të etur për suksese.

Propozim i imi.
Reprezentacioni i Kosovës në hendboll, do fitoi Malin e Zi e goxha punë i kishin nxjerr suedezëve me luajt zonën rumune  3 e 3, të betohem se djemtë tanë kishin luajt si makina që blun mish.

Plus pak me dal në alo.
Nuk kishin mundur kundërshtarët më jep gola nga 10 metra e tani vije në pyetje 3 lojtar tonë para në kundërsulm.

Ne nuk kemi gjatësi të suedezëve po ashpërsia e lojës me 3 lojtar para e me dalje në alo kish kompezu mungesat tona, si në gjatësi si në kualitet. Ju kujtohet si Borci i Ferizajt si është bë kampion i ish Jugosllavisë me këtë zonë ashtu Trepça, A si arriti  Fatmir Muhaxheri me U-21. Besoj se këta djem në A selekcion munden me ja dal”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat