Drenica befason në Ferizaj, Llapi shënon fitoren e parë

Hendboll

Drenica befason në Ferizaj, Llapi shënon fitoren e parë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:12
Drenica befason në Ferizaj, Llapi shënon fitoren e parë

Dy ndeshje interesante janë luajtur të mërkurën në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në Ferizaj janë takuar Kastrioti e Drenica, ndërsa ndeshja nuk ka dhënë fitues. Është mbyllur me rezultat të barabartë, 27:27. Pas pjesës së parë Drenica kishte dy gola epërsi (15:13), ndërsa edhe në të dytën ishte vazhdimisht në avantazh. Vendasit vetëm kanë arritur të barazojnë rezultatin disa herë.

Në minutën e 58-të rezultati ishte 27:25 në të mirë të Drenicës, por Kastrioti shënoi dy herë në fund për të barazuar rezultatin në 27:27. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Për Drenicën ishte barazimi i dytë, ndërsa për Kastriotin i pari. F. Mustafa shënoi 12 gola për Kastriotin kurse Sh. Mehmeti u dallua me efikasitet te Drenica duke realizuar 9 gola.

Kastrioti është i katërti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të pestë.

Fitoren e parë në këtë edicion e ka shënuar Llapi. Llapi në Podujevë fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 29:27. Pas pjesës së parë llapjanët kishin 4 gola epërsi (16:12), por në të dytën Vëllaznimi u kthye e madje kaloi në epërsi. Në minutën e 55-të rezultati ishte 27:24 në të mirë të Vëllaznimit. Por më pas Llapi shënoi pesë gola rresht dhe fitoi 29:27. A. Hoxha me 9 gola udhëhoqi Llapin. Te Vëllaznimi më efikasi ishte E. Lluka, po ashtu me 9 gola. Llapi është i nënti me 2 pikë kurse Vëllaznimi i shtati me 4 pikë.

Llapi – Vëllaznimi 29:27 (16:12)

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 9, Hasani 4, Beshiri 1, E. Bogujevci, Berisha 4, A. Mani 1, Ademi 3, E. Havolli 5, Bajrami 1, Rexhepi 1.
Vëllaznimi: Brahushi, Luzha 4, Spahija 3, Mamusha, Rama 2, Dukaj 5, Fana 4, Pozhegu, Lluka 9.

Kastrioti – Drenica 27:27 (13:15)

Kastrioti: Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Qerimi 1, Hoxha 2, Selmani, Bislimi 3, Rudari 1, Mustafa 12, Brahimi 6, Bytyqi 2, Bega.

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 5, Mehmeti 9, Dubovci, Zekaj 5, Hamza 6, Sahiti, Binaku, Batatina, Baliu 2, Lladrovci, Zariqi, Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat