Shqiponja mezi e mundi Samadrexhën

Hendboll

Shqiponja mezi e mundi Samadrexhën

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:29
Shqiponja mezi e mundi Samadrexhën

Të mërkurën është luajtur edhe një ndeshje në Superligën e hendbollisteve, që i ka takuar javës së pestë.

Në Samadrexhë janë takuar Samadrexha dhe Shqiponja e Gjakovës, ndërsa fitore shënoi skuadra gjakovare me rezultat të ngushtë, 32:31. Shqiponja në pjesën e parë kishte tri gola epërsi 18:15.

Në minutën e 54-t rezultati u barazua në 28:28 e në minutën e fundit edhe në 31:31. Por A. Goqi shënoi në fund për fitoren 32:31 të Shqiponjës. Sh. Fazlija ishte më efikasja te Shqiponja me 11 gola. A. Goqi i realizoi 9 gola.
10 gola për Samadrexhën i realizoi Arl. Maloku.

Shqiponja-Samadrexha 32:31

Shqiponja është e pesta me 6 pikë kurse Samadrexha e teta me 4 pikë.

Samadrexha: A. Maloku, Basholli 4, Sadiku 6, Ar. Maloku, D. Basholli 2, E. Basholli, Arl. Basholli 10, M. Sadiku, Mehmeti 6, G. Basholli 3, R. Maloku

Shqiponja: Quni, Goqi 9, Ferizaj 1, Berisha 1, Fazlija 11, Jilta, Nuza 3, E. Ferizaj 4, Dobruna 3, Gashi, Gyn. Jilta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat