Prishtina në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Hendboll

Prishtina në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Prishtina në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Klubi i hendbollit Prishtina ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Prishtina është dashur të takohet me skuadrën bullgare, Dobrudja. Ndeshjet ishte planifikuar të zhvilloheshin në Prishtinë më 21 e 22 nëntor, ndërsa skuadra jonë llogaritej favorite për të avancuar në raundin e tretë.

Por për shkak të situatës me koronavirus, skuadra bullgare nuk ka qenë në gjendje të zhvilloj ndeshjet. Kështu EHF-ja ka vendosur që ndeshjet të anulohen dhe që KH Prishtina të kaloi në raundin e tretë.

Prishtina ishte e gatshme për të zhvilluar ndeshjet. Madje i ka pritur ato me shumë optimizëm. Skuadra prishtinase kishte bërë të gjitha përgatitjet për të pritur skuadrën bullgare, duke u kujdesur që të gjitha kërkesat lidhur me situatën aktuale, të realizohen.

Ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane, Prishtina duhet t’i luaj në dhjetor. Kundërshtarin do ta mësojë pasi të luhen ndeshjet e raundit të dytë dhe të tërhiqet shorti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat