Ferizaj i hendikepuar udhëton për në Turqi, tri lojtare me Covid 19!

Hendboll

Ferizaj i hendikepuar udhëton për në Turqi, tri lojtare me Covid 19!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 22:56
Ferizaj i hendikepuar udhëton për në Turqi, tri lojtare me Covid 19!

Kampionja e Kosovës, Ferizaj, para pak minutave mori rrugë për në Antalya të Turqisë, ku në fundjavë do të zhvillojnë takimin e Kupës së Evropës kundër “Muratpasa Belediyesi SK”, në kuadër të rrethit të tretë. 

“Ferizaj udhëton i hendikepuar, pasi që gjatë testit tri hendbolliste rezultuan me Covid 19”, ka bërë të ditur Xhavit Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai nuk i ka dhënë emrat e lojtareve me Covid 19, por sipas tij, janë mjaft të hendikepuar për këto dy ndeshje ndërkombëtare.

Dy ndeshje do luhen në Antalya me marrëveshje të klubeve. 

Ndeshja e parë luhet me 14 nëntor në orën 13.00, ndërsa e dyta të dielën po në orën 13.00. Ferizaj synon paraqitje sa më të mirë ndaj “Muratpasa Belediyesi SK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat