Gjuka më efikasi, Besa Famgas superfuqi për Prishtinën

Hendboll

Gjuka më efikasi, Besa Famgas superfuqi për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Egzon Gjuka

Kampionin në fuqi, Besa Famgas nga Peja, tregon fuqinë ndaj Prishtinës, duke i shkaktuar humbjen e parë me rezultat 32:26 (16:11), në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kryendeshja e stinorit vjeshtor u dominua nga Besa Famgas, e cila pa ndonjë vështirësi kthehet me dy pikë nga Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Në periudhën e parë të lojës, fillimi i sfidës u karakterizua me rivalitet por me kalimin e minutave kampioni në fuqi mori frerët e lojës në duar e tyre, duke e ngritur epërsinë deri në pesë gola (11:16) në minutën e 30-të. 

Image

KH Besa Famgas

Në pjesën e dytë, pritej një Prishtinë më energjike, por assesi, pasi që hasi në lojë të fortë të pejanëve, që dorën në zemër ishin shumë më të përgatitur fizikisht, për çka u pa edhe për 60 minuta. 

Në minutën e 52-të, Besa thellon epërsinë në 10 gola (19:29), duke i shuar të gjitha shpresat e kryeqytetasve për rezultat të favorshëm. Besa ngadhënjeu me rezultat 32:26 ndaj kryeqytetasve.

Hendbollisti Egzon Gjuka ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen e  Prishtinës. 

Gjuka është më efikasi, me 9 gola, i ndihmuar nga Drilon Tahirukaj me 6 sosh, ndërsa edhe portieri Mursel Mehmeti u dallua te pejanët, ndërsa Oltion Beshiri ka qenë më efikasi të Prishtina, me gjithsej 9 gola  

Kryetrajneri i Besës, Javeir Cabanas, është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij dhe për dy pikë të mëdha që fituan në kryeqytet, ndërsa ai i Prishtinës, Taib Kabashi, me gjithë instruksionet e tij, pa sukses në këtë sfidë, nuk i shkoi ndoresh asgjë. 

Besa ka shënuar fitoren e gjashtë, duke udhëhequr renditjen me 12 pikë në elitë e hendbollit, ndërsa Prishtina mban pozitën e dytë me 10 sosh.

Prishtina – Besa Famgas 26:32 (11:16)

Prishtina: Beshiri 9, Abazi, Bajqinovci 5, Shabani 1, Ramadani 5, Gjuka 1, Ademi, Syla 4, Kuleta, Quni, Visoka 1, Qela, Agushi, Beqiraj.

Besa Famgas: Thaqi, Luzha, Mehmeti, Jupa 1, Mushkolaj, Alonso 4, Visoka, Tahirukaj 6, Ramosaj 3, Idrizi, Gjuka 9, J. Muqolli 3, Tafilaj 1, Mallios 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat