Serbia e tronditur: Shqiptarët ndalojnë hyrjen e sportistëve serbë në Kosovë

Hendboll

Serbia e tronditur: Shqiptarët ndalojnë hyrjen e sportistëve serbë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:43
Serbia e tronditur: Shqiptarët ndalojnë hyrjen e sportistëve serbë në Kosovë

Serbia në këmbë, reagon ashpër që klubi Kurshumlija nuk u lejua që të futet në shtetin e Kosovës, që të zhvillojë ndeshjen ilegale me Mokra Gorën e Zubin Potoku, në kuadër të ndeshjes së Superligës B të Serbisë, Lindje – Perëndim në hendboll (meshkujt). 

 “Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptarët ndaluan hyrjen e sportistëve serbë në provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë.

Hendbollistët e Kurshumlija nuk u lejuan të kalonin në vendkalimin administrativ të Merdares me Kosovën dhe Metohinë. Ata u kthyen nga vendkalimi, kështu që nuk mund të luanin ndeshjen kundër Mokra Gora”, raporton "Kurir".

“Lojtarëve dhe stafit profesional iu dha një dokument ku thuhej se prania e tyre ishte "një kërcënim për sigurinë e brendshme politike, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare", shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat