KHF Istogu, lamtumirë Labi, do të na mungosh

Hendboll

KHF Istogu, lamtumirë Labi, do të na mungosh

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:25
KHF Istogu, lamtumirë Labi, do të na mungosh

Klubi i hendbollit Istogu, lidere në Superligën e Kosovës (femrat), është e tronditur me lajmin për vdekjen e Labinot Aliajt.

“Sot u nda nga jeta Labi!

Në mëngjesin e sotëm morëm lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta Labinot Aliaj - asambleist në kuvendin komunal  në Istog, Labi ishte djaloshi që e deshti shumë qytetin dhe rininë e Istogut, ishte përkrahës i të gjitha klubeve sportive në qytet dhe bashkëndjente çdo sukses por edhe çdo vështirësi te tyre.

Për vite me radhë u angazhua duke gjetur donator e sponzor për klubin e hendbollit Istogu duke mundësuar kushte më te mira për punë dhe duke qenë meritor për sukseset e klubit tonë.

Bordi udhëheqes i KHF Istogut, hendbollistet dhe trajneret i jemi shumë mirënjohës për gjithë përkushtimin dhe mbeshtetjen.

Ti ishe dhe do të mbetesh njeri nga ne, do të na mungosh Lab. Ngushëllime familjes Aliaj!”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat