Pas shkrimit në gazetën “Bota sot”, kampioni i Kosovës përmirëson gabimin  

Hendboll

Pas shkrimit në gazetën “Bota sot”, kampioni i Kosovës përmirëson gabimin  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:59
Pas shkrimit në gazetën “Bota sot”, kampioni i Kosovës përmirëson gabimin  

Pardje, kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas nga Peja, ka bërë një lëshim pa qëllim, duke shkruar në paralajmërim Kosovo – Pejë! Pas shkrimit të gazetës kombëtare “Bota sot”, se nuk shkruhet Kosovo po Kosova, pejanët reagojnë menjëherë, duke e përmirësuar gabimin, tani shkruan Pejë – Kosovë. 

Ai që punon edhe gabon, edhe pejanët ashtu si iu ka hije si klub më i organizuar në vendin tonë, e përmirësuan gabimin!

“Në Superligë nuk po kemi konkurrencë dhe më në fund vjen koha për sfidat evropiane. 

Të shtunën e të dielën në "Karagaçi" përballemi me Bosna Visoko, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. 

Synim është i qartë - kalimi në raundin e tretë.
Besa Famgas është gati...
Të prezantojmë Pejën dhe Kosovën në mënyrën më të mirë”, shkruan në faqen e KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat