Kastrioti, Prishtina e Trepça janë favoritë

Hendboll

Kastrioti, Prishtina e Trepça janë favoritë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Kastrioti, Prishtina e Trepça janë favoritë

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Për shkak të masave të reja të Qeverisë së Kosovës, ndeshjet luhen më herët se zakonisht. Priten ndeshje të mira.

Nga ora 14:30 në Gjilan takohen Zhegra e Trepça. Prej orës 16:00 është takimi Prishtina – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 16:30 luajnë Kastrioti e Llapi. Kastrioti, Prishtina e Trepça janë favoritë, por skuadrat rivale të tyre do të kërkojnë befasitë.

Të dielën është ndeshja në mes të Prizrenit e Drenicës. Kjo ndeshje fillon në ora 16:30 dhe pritet të ofrojë hendboll të mirë.

Ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Besa Famgasit luhet më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane të Besës.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e gjashtë. Rahoveci – Vjosa, Dukagjini – KEK-u, Lepenci – Istogu, Drita – Samadrexha dhe Deçani – Ulpiana janë takimet e kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat