Besa Famgas kërkon fitore kundër Bosna Visokos

Hendboll

Besa Famgas kërkon fitore kundër Bosna Visokos

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:53
Besa Famgas kërkon fitore kundër Bosna Visokos

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, sot (16.00) kërkon fitore në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës. 

Pejanët do të ndeshen me klubin nga Bosnja dhe Hercegovina, Bosna Visoko.

Të dyja ndeshjet luhen në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, përveç që pejanët kanë përparësinë e terrenit po ashtu janë edhe më të mirë se sa boshnjakët dhe për atë vlerësohen edhe favoritë. 

Besa ka lojtarë shumë të mirë në krye me Nikolla Prce, pastaj me spanjollin Vicotr Alonson, Kastriot Jupën, Egzon Gjukën Mursel Mehmetin, Bujar Ramosajn, Yll Muqollin, Charakampos Mallios, Bajram Idrizin, Jon Muqollin etj. pretendojnë fitore në sfidën e parë, që takimin e të dielës të janë më të qetë. 

Kryetrajneri Javier Cabanas e ka përgatitur ekipin shumë mirë dhe zotohen vetëm për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat