Istogu kërkon më të mirën kundër bjelloruseve 

Hendboll

Istogu kërkon më të mirën kundër bjelloruseve 

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:56
Suzana Ujkiq me të kuqe

Klubi i hendbollit Istogu, liderja e Kosovës, sot në orën 18.30 do të ndeshet me Victorie Berestie nga Bjellorusia.

Hendbollistet e Istogut janë të përgatitur në çdo aspekt dhe premtojnë maksimumin ndaj ekipit bjellorus.

Hendbollistja Suzana Ujkiq, së bashku me Esma Muratoviqin, Albina Rugovën, Tina Hetemin, Natalia Millatoviq, Pranvera Feratajn, Blerta Ahmetxhekajn, Yllka Shatri,, Alberina Halitajn etj. do të luftojnë deri në pikën e fundit për rezultat të favorshëm në sfidën e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës. 

Bjelloruset janë ekip shumë e mirë, të cilat janë në vend të dytë në kampionatin e tyre, me 8 fitore e 1 humbje.

Kryetrajneri i Istogut do të paraqitet me përbërjen më të mirë dhe me synim që të dalin me rezultat të favorshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat