Zhegra la pa fjalë Trepçën, Prishtina pa respekt për mikun e vjetër

Hendboll

Zhegra la pa fjalë Trepçën, Prishtina pa respekt për mikun e vjetër

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Zhegra la pa fjalë Trepçën, Prishtina pa respekt për mikun e vjetër

Zhegra ka bërë befasi në xhiron e tetë të Superligës duke shënuar fitore ndaj Trepçës së Mitrovicës.

Në Gjilan, Zhegra fitoi me rezultat 33:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:15 për zhegrasit.

Mitrovicasit e barazuan rezultatin në 27:27 në minutën e 49-të, por vendasit prapë krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund.
A. Haziri me 11 gola dhe G. Misini me 10 e udhëheqën Zhegrën. Te Trepça 11 gola i shënoi A. Shabani, ndërsa 6 i realizoi S. Maxhera.

Zhegra renditet e gjashta me 8 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Trepça ka rënë në vendin e katërt me 9 pikë.

Në dy ndeshjet tjera të së shtunës fitore shënuan favoritët. Prishtina fitoi thellë ndaj Vëllaznimit, me rezultat 54:20, kurse Kastrioti me rezultat të ngushtë, 32:30, e mposhti Llapin.

Zhegra – Trepça 33:30 (17:15)
Zhegra: Ibrahimi, A. Haziri 11, Murseli 1, Misini 10, Ad. Isufi 2, Aliu 6, Agushi 2, Shaqiri, E. Isufi 1, Lu. Haziri, Le. Haziri, F. Isufi, Ag. Isufi, Jusufi, Kurexhaj.
Trepça: Buqinca, Abrashi, Sejdijaj, Maxhera 6, Abazgjiku 3, Klinaku 4, R. Shabani 3, A. Shabani 11, K. Terziqi 3, Voca, Fejzullahu, B. Terziqi, Cimili, Parduzi.

Prishtina – Vëllaznimi 54:20 (25:12)

Prishtina: Beshiri 8, Sula 3, Abazi 7, Bajqinovci 12, Gjuka 3, Shabani 9, Ramadani 2, Ademi 1, Visoka 2, Quni 2, Kuleta 4, Qela 1, Agushi, Beqiraj.
Vëllaznimi: Lluka 5, Leka, Rama 2, Mamusha 1, Spahija 2, Luzha 2, Rexha 4, Shyti 3, Hoxha, Halili 1, Morina, Pozhegu.

Kastrioti – Llapi 32:30 (14:13)
Kastrioti: Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, Hoxha 2, Selmani 8, Bislimi 4, Rudari 3, Mustafa 9, Bytyqi 4, Brahimi 3, Qerimi.

Llapi: Hasani 7, Mani, G. Mani 1, Hoxha 8, Ademi 6, Muqiqi 3, Havolli 4, Beshiri, R. Havolli, L. Bogujevci, Bogujevci, Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat