Besa Famgas shkel boshnjakët, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës

Hendboll

Besa Famgas shkel boshnjakët, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Besa Famgas shkel boshnjakët, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës

Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18. Pejanët me rezultat të përgjithshëm 68:38 kualifkohen më tej.

Me dy fitore të thella, Besa kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Janë këto fitoret më të larta të Besa Famgas në gara kontinentale.

Skuadra pejane ka pretendime për të shkuar edhe më larg se raundi i tretë.

Në ndeshjen e dytë rastin te Besa e kanë fituar lojtarët e rinj, që kanë shfaqur kualitetet.

Më efikasi ishte Drilon Tahirukaj me 6 gola. Pesë gola i shënoi Arbios Mushkolaj.

Në raundin e tretë paraqitet edhe KH Prishtina.

Besa Famgas - Bosna Visoko 32:20 (20:7)

Besa Famgas: Tahirukaj 6, Mushkolaj 5, Alonso 4, Jupa 4, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 3, Tafilaj 2, Idrizi 2, Gjuka 1, Visoka 1, Vokshi 1, Prce, Mallios, Ramosaj, Luzha, Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat