Kampioni i Kosovës kundër skuadrës nga Bosnja, që në Serbi i kushtohet shumë rëndësi! Ja kush është Borci

Hendboll

Kampioni i Kosovës kundër skuadrës nga Bosnja, që në Serbi i kushtohet shumë rëndësi! Ja kush është Borci

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Kampioni i Kosovës kundër skuadrës nga Bosnja, që në Serbi i kushtohet shumë rëndësi! Ja kush është Borci

Borci i Banjallukës disa herë ka qenë në qytetin e hendbollit përkatësisht në Ferizaj në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, po ashtu edhe një herë me 4 nëntor të vitit 2006! 

Sot u hodh shorti në Vjenë dhe kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja është rival i kampionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borcit në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës (meshkujt).

Është klub që përbëhet nga serbët dhe me seli në Banjallukë, në Republika Srpska, që është në kuadër të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Klub që edhe sot i jepet shumë rëndësi në media e Serbisë! Klub që ka trajner Mirko Mikiç!
Në Bosnjë është e pamposhtur për 8 ndeshjet e deritashme, ka një takim me pak. 

Slloga e Dubojt kryeson me 18 pikë apo me nëntë fitore rresht, pason Borci me 16 pikë apo me tetë fitore rresht!

Është klub me traditë të madhe, që besa në finalen e Kupës së Marshall Titos ishte takuar me Borcin e Ferizajt (sot Kastrioti), me 25 maj të vitit 1979 në Banjallukë. Borci i Banjallukës e kishte fituar ndeshjen finale rezultat 28:26 (14:14), pak edhe me ndihmën e gjyqtarëve siç thonë ferizajasit. 

Me 4 nëntor të vitit 2006, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ka fituar me rezultat 21:18 ndaj Kastriotit, ndërsa pas një jave (11 nëntor, 2006), me rezultat bindës 41:22 dhe eliminoi ferizajasit nga rrethi i tretë në Challenge Cup. 

Borci i Banjallukës ka qenë shtatë herë kampion i ish Jugosllavisë, 10 herë fitues i Kupës së Marshall Titos, pesë herë kampion i Bosnjë dhe Hercegovinës, shtatë herë fitues i Kupës së Bosnjës. 

13 herë e ka fituar Kupën e Republika Srpska, tetë herë kampion i Republika Srpska.

Kampion i Evropës në vitin 1975-1976 dhe nënkampion i Evropës në vitin 1974-1975, ndërsa fitoi EHF Cup në vitin 1990-1991. Klubi është themeluar në vitin 1950, luan në palestrën “JUSC Borik Arena”, me kapacitet 5,000 shikues dhe ka president klubi Sasha Kondiq. Ndeshja e parë luhet më 12/13 dhjetor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat