Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ja kush u kualifikua

Hendboll

Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ja kush u kualifikua

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:57
Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ja kush u kualifikua

Të mërkurën e të enjten janë luajtur shumica e ndeshjeve të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në raundin e dytë të garave të Kupës.

Te hendbollistët, Besa Famgas mposhti thellë Deçanin me rezultat 48:12. Kastrioti fitoi ndaj Lepencit me 40:19, kurse Prizreni ishte më i mirë se Vjosa (37:27). Fitore të thellë shënoi edhe Trepça ndaj Istogut, 56:17.

Ndeshjet Vëllaznimi – Rahoveci, Prishtina – Llapi, Vushtrria – Ulpiana, Drenica – Zhegra, luhen më vonë.

Te hendbollistet, Istogu shënoi fitoren më të lartë. E mposhti Dukagjinin me 59:13.

Vëllaznimi fitoi me vetëm një gol dallim ndaj Jusuf Gërvallës, 27:26, kurse rezultatet e ndeshjeve tjera ishin: Prizreni – Shqiponja 23:50, Ferizaj – Vjosa 32:24, Drita – Kastrioti 18:37, KEK-u – Samadrexha 15:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat