Kastrioti sfidon Vushtrrinë

Hendboll

Kastrioti sfidon Vushtrrinë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:19
Kastrioti sfidon Vushtrrinë

Pesë ndeshje të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve luhen të shtunën. Dy prej këtyre ndeshjeve pritet të jenë me rivalitet.

Kampioni Ferizaj, e pret Prishtinën në takimin që fillon në ora 17:00. Të dy skuadrat synojnë fitore në këtë ndeshje. Prishtina ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme dhe ndanë vendin e parë me 12 pikë. Ferizaj është i pesti me 10 pikë.
Skuadra tjetër ferizajase, Kastrioti, është mysafire e Vushtrrisë. Ndeshja Vushtrria – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 15:00. Vushtrriaset janë favorite, por lojtaret e Kastriotit do të mundohen të shfaqin potencialin që kanë.
Vushtrria i ka 12 pikë nga 7 ndeshje.

Kastrioti është i katërti me 10 pikë, po ashtu nga shtatë ndeshje.
Istogu – Vëllaznimi (16:00), Drita – Jusuf Gërvalla (15:00), Samadrexha – KEK-u (13:00) janë ndeshjet tjera të së shtunës. Të dielën (14:00) luhet ndeshja mes Shqiponjës e Vjosës.

Deçani – CLICK, Dukagjini – Trepça, Llapusha – Ulpiana, janë ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të hendbollisteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat