Trajneri i Besës: Ekipi kundërshtar ka pak përparësi

Hendboll

Trajneri i Besës: Ekipi kundërshtar ka pak përparësi

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
Trajneri i Besës: Ekipi kundërshtar ka pak përparësi

Besa Famgas vazhdon përgatitjet për ndeshjet me Boracin, trajneri Cabanas tregon se cili do të jetë çelësi!

Besa Famgas ka pasur shumë ndeshje javën e kaluar, ndërsa tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet me Boracin e Banjallukës. Kampionia e Kosovës, Besa Famgas dhe Boraci takohen në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e parë luhet menjëherë më 12 dhjetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja e kthimit është në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës më 19 dhjetor.

“Borci është ekipi më i mirë në ligën e Bosnjës. Mendoj se janë ndeshje të vështira. Ekipi kundërshtar ka pak përparësi pasi e luan ndeshjen e dytë në shtëpi. Borci është ekip me lojtarë me përvojë, që ka mbrojtje të mirë 6:0 dhe 5:1 si dhe një portier të mirë.

Nëse duam të fitojmë, duhet të luajmë shumë fort në mbrojtje, të realizojmë kundërsulmet dhe mos të humbasim topin gjatë aksioneve të gjata. Për mendimin tim ky është çelësi”, thotë trajneri i Besa Famgas, Javier Cabanas.

Në raundin e tretë të Kupës Evropiane luan edhe Prishtina që për kundërshtar e ka AEK-un e Athinës. Sipas orarit të publikuar në EHF, të dy ndeshjet luhen në Athinë, më 19 e 20 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat