Besa mysafire e Trepçës

Hendboll

Besa mysafire e Trepçës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Besa mysafire e Trepçës

Të gjitha ndeshjet e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) do të zhvillohen të mërkurën, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK). Me këtë xhiro nis faza e dytë e kampionatit.

Kampionia në fuqi dhe liderja, Besa Famgas, pritet të vazhdojë me fitore edhe në këtë xhiro. Besa do të jetë mysafire e Trepçës, ndeshje kjo që luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë prej orës 17:00.

Në të njëjtën kohë, do të luhen edhe ndeshjet: Kastrioti – Prizreni, Llapi – Prishtina e Vëllaznimi – Vushtrria.

Ndërkohë, kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Drenicës dhe Zhegrës që do të nis prej orës 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat