Zhegra dhe Vëllaznimi me pikë të mëdha! Fitojnë Besa, Prishtina, Kastrioti

Hendboll

Zhegra dhe Vëllaznimi me pikë të mëdha! Fitojnë Besa, Prishtina, Kastrioti

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Zhegra dhe Vëllaznimi me pikë të mëdha! Fitojnë Besa, Prishtina, Kastrioti

Zhegra me fitore të madhe, Vëllaznimi me pikë të plota! Besa më e mirë se Trepça

 

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Me javën e dhjetë ka nisur faza e dytë e garave.

Derisa Besa Famgas, Prishtina e Kastrioti kanë shënuar fitore të pritura, dy ndeshje ishin interesante. Në Drenas, skuadra e kthyer në Superligë, Zhegra, fitoi ndaj Drenicës me rezultat 39:32. A. Haziri me 17 gola dhe G. Misini me 10 gola udhëhoqën Zhegrën, që tani ka 10 pikë në vend të gjashtë. Me 10 pikë në vend të pestë është Drenica. Sh. Mehmeti e M. Dubovci shënuan nga 8 gola për Drenicën.

Në Gjakovë u zhvillua ndeshja më e barabartë. Vëllaznimi nikoqir fitoi me vetëm një gol dallim ndaj Vushtrrisë, 25:24. Vushtrriasit e fituan pjesën e parë me rezultat 13:11, pasi ishin në epërsi vazhdimisht. Në të dytën Vëllaznimi u kthye në lojë. Kaloi në epërsi, por vushtrriasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 54-t rezultati ishte i barabartë, 23:23. Por gjakovarët më pas shënuan dy herë për 25:23. Kurse Vushtrria ia doli të shënoi vetëm për rezultatin final, 25:24 në të mirë të Vëllaznimit.

Vëllaznimi është i shtati me 9 pikë. Vushtrria mbetet e teta me 4 pikë.

Trepça – Besa Famgas 23:37 (11:13)

Trepça: Buqinca, R. Shabani 3, Klinaku 7, Abazgjiku 1, Sejdijaj, Abrashi, K. Terziqi, Fejzullahu, Maxhera 5, B. Terziqi, A. Shabani, Cimili 7.

Besa Famgas: Idrizi 2, Mushkolaj 1, J. Muqolli 2, Ramosaj, Visoka, Jupa 6, Y. Muqolli 6, Tahirukaj 8, Mallios 1, Prce 3, Alonso 7, Tafilaj, Thaqi, Mehmeti, Luzha.

Kastrioti – Prizreni 39:31 (15:14)

Kastrioti: Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 3, Bega, A. Dugolli 10, Selmani 1, Bislimi 8, Rudari 4, Mustafa 8, Bytyqi 2, Brahimi 3, Qerimi.

Prizreni: Bytyqi 2, Haxhimusa 7, Ahmeti, Ferati 1, Krasniqi 2, Salihu 7, Ibrahimi 9, Thaqi 3, Etemi, Ç. Thaqi, Buçaj.

Llapi – Prishtina 30:38 (12:19)

Llapi: Hasani 4, Mani, Muqiqi 6, Hoxha 12, Beshiri, Havolli 6, Bogujevci, Bogujevci, Bajrami 2, Ademi.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Qela, Kuleta, Quni 2, Visoka 3, Ademi, Shabani 1, Gjuka 5, Bajqinovci 12, Abazi, Sula 6, Beshiri 9.

Vëllaznimi – Vushtrria 25:24 (11:13)

Vëllaznimi: Hoxha, Halili 2, Shyti, Pozhegu, Lluka 4, Dukaj 3, Leka 3, Rama 2, Mamusha, Spahija 7, Curri, Luzha 4, Rexha.

Vushtrria: Pllana, Ibishi, F. Jashari 4, Karaqa 1, Sadiku 6, Emini, M. Jashari 4, Mejzini, Tahiri 3, Miftari 3, Mehmeti, Ar. Mehmeti, Hyseni 3.

Drenica – Zhegra 32:39 (14:19)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 5, Mehmeti 8, Dubovci 8, Hamza 5, Sahiti 1, Binaku 3, Batatina 2, Baliu, Zariqi, Lladrovci.

Zhegra: Ibrahimi, Jusufi, Murseli, Kurexhaj,  L. Haziri, Shaqiri, Ag. Isufi, F. Isufi 4, A. Haziri 17, Agushi 2, E. Isufi, Misini 10, Ad. Isufi 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat