Shala në festë, pyet kush është Prishtina?: Jemi një hap larg tyre! 

Hendboll

Shala në festë, pyet kush është Prishtina?: Jemi një hap larg tyre! 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Faruk Shala

Liderja e Kosovës, Istogu, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 36:20 kundër Prishtinës në kryeqytet, në ndeshjen e mbetur. 

Istogu u tregua ekip shumë më e mirë, duke pasur parasysh edhe hendbollistet që ka me cilësi në radhët e veta. 
Istogu vargon fitoren e tetë dhe prijnë me 16 pikë në Superligë, duke e lënë pas Prishtinën me 14 sosh apo me 7 fitore e 1 humbje sa ka edhe Vushtrria.

Shala nuk njeh rivale në ligë, është në festë pas kësaj fitore, për faktin se e ka siguruar titullin vjeshtor dhe pyet kush është Prishtina, sepse sipas tij, me ekipin që ka, pa problem i gjunjëzon të gjitha.    

“Sot në Prishtinë u zhvillua ndeshja e skuadrave të pamposhtura deri më tani Prishtinës vendase dhe Istogut, ndeshje e cila ishte përcaktuese për vendin e parë.

Istogaset që nga minuta e parë kontrolluan ndeshjen pasi që bënë epërsin prej 1:5 për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 9:18 dhe për të vazhduar me të njëjtin ritëm edhe pjesën e dytë.

Takimi u mbyll me rezultat 20:36 për istogaset, të prira nga kapitenja Albina Rugova me 11 shënime, Tina Hetemi 8, Esma Muratoviq 7, Suzana Ujkiq 5, Pranvera Ferataj 2 e kështu me radhë.

Me pritje të suksesshme u dalluan portieret Blerta Ahmetxhekaj e Aurora Shehdadi”, shkruan në faqen e KHF Istogu. 

Kryetrajneri Shala, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se janë një hap larg me Prishtinën. “Ne futemi në çdo ndeshje për fitore,  pa marr parasysh me cilën skuadër ndeshemi dhe përpiqemi të kryejmë detyrat tonë, ndaj Prishtinës nuk ishte ndeshje rivalizuese.

Hendbollistet istogase ishin një hap larg kundërshtares, jam i kënaqur me lojën e skuadrës sepse po funksionojmë si një skuadër, loja është kolektive, që jep shpresë të përmirësohet ende, po ashtu vajzat kanë dëshmuar angazhim në çdo ndeshje që është edhe objektivi ynë”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat