Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Hendboll

Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Tri ndeshjet që luhen të dielën pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll të mirë. Bëhet fjalë për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kjo xhiro fillon të shtunën, kur luhen dy ndeshje. Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit (13:30), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (15:00).

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 20 pikë, kurse Prishtina është e dyta me 18 pikë.

Vëllaznimi është i shtati me 9 pikë kurse Prizreni i parafundit me 3 pikë.

Ndërkohë të dielën janë tri ndeshje tjera. Rivalët e moçëm, Trepça e Kastrioti takohen nga ora 17:00. Kastrioti është i treti me 12 pikë, Trepça e katërta me 11 pikë. Vushtrria e Drenica luajnë nga ora 16:30, njëjtë si Zhegra e Llapi.

Në Ligën e Parë është java e tetë. Të shtunën janë katër ndeshje: Rahoveci – Dukagjini (18:00), Drita – KEK-u (17:00), Deçani – Istogu (14:30), Ulpiana – Samadrexha (12:00). Të dielën është takimi Lepenci – Vjosa (16:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat