Motrat Hajdari në vend të parë

Hendboll

Motrat Hajdari në vend të parë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Motrat Hajdari në vend të parë

Skuadra ku luajnë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, Ringkobing, është lider në kategorinë e dytë të Danimarkës. Ringkobingu fitoi 42:22 ndaj Lungbyt.

Arlinda Hajdari startoi në formacionin bazë dhe ka shfaqur lojë shumë të mirë.

Në fund mori edhe lëvdata nga trajneri. Arlinda ndeshjen e mbylli me tri gola, kurse Marigona Hajdari realizoi një gol. Edhe Marigona ka shfaqur vlerat që ka.

Motrat Hajdari pritet të jenë lojtare të rëndësishme të Kosovës në ndeshjet që na presin vitin e ardhshëm.

Në Zvicër, hendbollisti ynë luftarak, Luigj Quni realizoi tri gola nga tri tentime në barazimin 23:23 të Amicitia Zurich ndaj Aaraut, në ndeshjen e Superligës.

Në Kroaci, Liridon Zena bëri nëntë pritje dhe madje shënoi një gol në fitoren e tretë rresht të Zametit. Në elitën kroate, Zameti e mposhti Vinkovcin me 31:26. Edhe Zena u vlerësua lart për paraqitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat