Mbrëmje e zezë për Dijanën!

Hendboll

Mbrëmje e zezë për Dijanën!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Dijana Ujkiq

Mbrëmje e zezë për Malin e Zi dhe hendbollisten shqiptare Dijana Ujkiq!

Danimarka ka shënuar fitore me rezultat 28:19 (13:11) kundër Malit të Zi, në kuadër të xhiros së dytë të grupit A të Kampionatit Evropiane, që po mbahet në Danimarkë. 

Hendbollistet malazeze pësuan humbjen e dytë rresht pas asaj 25:24 nga kampionja në fuqi, Franca.

Dijana Ujkiq shënoi një gol por me bashkëlojtaret e saja nuk e kishin mbrëmje dhe pësuan humbje të rëndë. 

Kombëtarja daneze arriti një epërsi të madhe prej 24:13 (minuta e 51-të) me një seri prej 9:0 dhe gjithçka ishte e përfunduar për Malin e Zi. Danezet triumfuan me 9 gola diferencë (28:19). Danimarka kryeson me 4 pikë, pasojnë Franca 4, Mali i Zi 0 dhe Sllovenia 0.

Në sfidën e tretë malazezet ndeshen (me 8 dhjetor, 18.15) me Slloveninë, ndeshje që është si finale sepse fituesi kualifikohet më tej.

Mali i Zi – Danimarka 19:28 (11:13)
Palestra e sportit “Jiske bank boksen” në Herning. 
Gjyqtarë: Nastase dhe Stanku (Rumania). 
Shtatëshet: Mali i Zi 4 (3), Danimarka 2 (2). 
Përjashtimet: Mali i Zi 2 minuta, Danimarka 4 minuta.
Mali i Zi: Baboviq, Neneziq, Batinoviq, Radiçeviç 4 (3), Jaukoviç 1, Pletikosiç 2, Mugosha 1, Xhaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq 1, Ramushoviq 4, B. Klikovac, Mehmedoviq 2, Despotoviq 2, Grbiç, Vukçeviç 2.
Danimarka: Toft (11 mbrojtje), Rajnhart (2 mbrojtje), Pedersen 4, M. Hansen 1, A-M. Hansen 3, Hajndal, Haugsted 1, Tranborg 2, Lund 1, A. Hansen 1, Jorgensen 2, Bidstrup 4, Ostergard 4, Burgard 3, Hejlund 2, Iversen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat