Hendboll: Trepça fiton derbin, Vushtrria e Llapi me pikë të rëndësishme

Hendboll

Hendboll: Trepça fiton derbin, Vushtrria e Llapi me pikë të rëndësishme

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Trepça

Ashtu si është pritur, të dielën janë luajtur tri ndeshje shumë interesante në javën e 11-të të Superligës së hendbollistëve. Në të tri ndeshjet pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, ndërsa në të dytën është përcaktuar fituesi.

Pivoti S. Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur në “Minatori” përfundoi 36:30 për “xehetarët”. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:18. Maxhera ndeshjen e përfundoi me 11 gola. A. Dugolli ishte më efikasi te Kastrioti me 9 gola.

Trepça ka kaluar Kastriotin në tabelë dhe tani renditet e treta me 13 pikë. Kastrioti ka rënë në vend të katërt me 12 pikë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Vushtrria ndaj Drenicës, 36:31. Pas pjesës së parë në Vushtrri rezultati ishte 15:15. M. Jashari shënoi 12 gola, ndërsa F. Jashari 9 gola për vendasit. Te Drenica u dallua Sh. Mehmeti me 12 gola. Vushtrria është e teta me 6 pikë kurse Drenica e pesta me 10 pikë.

Në Gjilan, në ndeshjen mes Zhegrës e Llapit, rezultati pas pjesës së parë ishte15:15. Por në pjesën e dytë te fitorja shumë e rëndësishme arriti Llapi, 31:29. Llapi del në vend të nëntë me 4 pikë. Zhegra renditet e gjashta me 10 pikë. A. Hoxha udhëhoqi llapjanët me 12 gola, sa i realizoi për Zhegrën, A. Haziri.

Trepça – Kastrioti 36:30 (18:18)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Parduzi, Abrashi, Klinaku 8, Abazgjiku 5, R. Shabani 2, Sejdijaj, Fejzullahu 1, A. Shabani 8, K. Terziqi, Maxhera 11, Cimili 1

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 9, Selmani 1, Bislimi 2, Rudari 4, Mustafa 7, Bytyqi 6, Brahimi, Qerimi 1

Zhegra – Llapi 29:31 (15:15)

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, Jusufi, Murseli 1, Aliu 3, E. Isufi, L. Haziri, Shaqiri, Ag. Isufi, F. Isufi, A. Haziri 12, Agushi, Misini 8, Ad. Isufi 5

Llapi: Hasani 2, Hoxha 12, Beshiri 3, Havolli 4, L. Bogujevci, E. Bugojevci, R. Havolli 5, Mani, Bajrami 3, Ademi 2, G. Mani

Vushtrria – Drenica 36:31 (15:15)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, F. Jashari 9, Karaqa 3, Sadiku, Emini, Musa 1, M. Jashari 12, Mejzini 5, Tahiri 1, Miftari 4, Musa, Mehmeti, Fazliu, Hyseni 1

Drenica: Geci, Binaku 2, Sahiti, Prokshi, Baliu 1, Hamza 3, Batatina 1, Kastrati 5, Muqolli, Dubovci 7, Mehmeti 12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat