Istogu po shndërrohet në një qendër të hendbollit! Arifaj: Synojmë titullin e kampionit edhe të kadetet!

Hendboll

Istogu po shndërrohet në një qendër të hendbollit! Arifaj: Synojmë titullin e kampionit edhe të kadetet!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Kenan Arifaj

Istogu është shndërruar si një qendër e hendbollit në vitet e fundit në konkurrencën e femrave! Kudo flitet për Istogun në komunitetin e hendbollit. Edhe të senioret edhe të kadetet janë lidere në Superligën e Kosovës (femrat)! 

Kryetrajneri Kenan Arifaj po bën një punë të madhe te kadetet e Istogut dhe është shembulli më i mirë, më së miri e faktojnë tetë fitore e një barazim, pa humbje, udhëheqin renditjen me 17 pikë, një më shumë se Kastrioti nga Ferizaj. 

Arifaj ka synime të qarta, të rrisë nivelin e lojës dhe të fitojnë edhe titullin e kampiones!

Image

“Bota sot”: Istogu është në vend të parë me 17 pikë, 8 fitore dhe 1 barazim te kadetet, a mendoni se është një sukses apo edhe tejkalim i parashikimeve?

Kenan Arifaj: Së pari skuadra apo Istogu është një ndër skuadrat më të organizuara dhe më të suksesshme në Superligën e Kosovës, si në atë të garës së senioreve dhe atë të kadeteve.

Kjo e dëshmon edhe në rezultatet të cilat i ka arrit ekipi i Istogut në garat e fundit të cilat i zhvilloi “EHF Cup”. 

Unë si trajner i kadeteve, sukseset e arritura deri me tani nuk janë të natyrës së rastësishme, po të një pune të mirëfilltë dhe profesionale të cilën e kam arrit bashkë me përkrahjen e klubit dhe të trajnerit Faruk Shala. Çdo trajner synimin dhe qëllimi kryesor e ka fitoren dhe  titullin e kampionit. Ne këtë e kemi dëshmu në vitin 2018-2019 ku ishim kampion, në vitin 2019-2020 kemi qenë në luftë për titull me skuadrën e kadeteve Samadrxhën dhe Prishtinën. 

Image

Në këtë sezon jemi futur në garë për ta fituar titullin e kampionit.

Kemi stërvitur fortë me vajza, nuk do të lejojmë të ndodh as një befasi nga skuadrat kundërshtare.
Presim të shpallemi kampion vjeshtore në këtë sezon.

“Bota sot”:  Çka e veçon më shumë ekipin, sa jeni i kënaqur me fondin e lojtareve dhe kushtet, sa është lehtësim të stërvitesh në palestrën e qytetit?

Kenan Arifaj:  Ekipi i kadeteve është një skuadër me potencial të madh, janë vajza të edukuara mirë, shumë të dëgjueshme, ushtrojnë me përkushtim.

Interesimi i vajzave që të jenë pjesë e ekipit të KHF Istogut është shumë i madh.
Kemi fond të mjaftueshëm si në ekipin e pionereve dhe atë të kadeteve.

Deri me tani kemi stërvitur në kushte jo të favorshme por kemi arritur rezultate të larta. Me palestrën e re ekipi ynë është edhe me një avantazh sepse luajmë në shtëpinë tonë e jo si më parë çdo lojë e kemi luajtur jashtë Istogut. Tash është një lehtësim edhe më i madh palestra, ofron kushte shumë të favorshme për mbajtjen e stërvitjeve dhe zhvillimin e garave.

“Bota sot”: Kënd e keni rivalen me të madhe në kampionat?
Kenan Arifaj:
Si rivale më të fortë që do të kemi në lojërat kthyese e kemi: Kastriotin, Samadrexhën dhe Prishtinën.
Deshta të veçoja tek skuadra të reja të gjithë trajnerët janë duke e bërë një punë të mirë, janë duke formuar ekipe me kualitet të lartë të një hendbolli modern. Ku dihet se ardhmëria e hendbollit është pikërisht në këto grupmosha. Jemi një gjeneratë e re e trajnerëve, presim që të kemi përkrahje më të madhe si nga klubet po ashtu edhe nga Federata e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat