Ujkiq me Mali e Zi kualifikohen më tej në Kampionatin Evropian

Hendboll

Ujkiq me Mali e Zi kualifikohen më tej në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Ujkiq me Mali e Zi kualifikohen më tej në Kampionatin Evropian

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me Malin e Zi kualifikohen më tej në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Danimarkë. Mali i Zi e mposhti me rezultat 26:25 (15:9) Slloveninë, në kuadër të grupit A.

Mali i Zi udhëhoqi me 23:15 në minutën e 45-të, por sllovenet këmbëngulëse iu afruan deri ndy gola në minutën e 56-të. 

Golin kryesor për malazezet e shënoi Itana Grbiç për 26:24 dhe përfundon sfida me 26:25.

Mali i Zi shkon më tej dhe tani është në grup me Suedinë, Rusinë dhe Spanjën, grup shumë i fortë.

Mali i Zi - Sllovenia 26:25 (15:9)

Palestra e sportit “Jiske bank boksen” në Herning. 
Gjyqtarë: M. Sa dhe V. Sa (Portugalia).
Shtatëshet: Mali i Zi 2 (2), Sllovenia 4(3). 
Përkushtimet: Mali i Zi 4 minuta, Sllovenia 2 minuta.
Mali i Zi: Baboviq (një mbrojtje), Neneziq, Batinoviq (11 mbrojtje), Radiçeviç 9, Jaukoviç 5, Pletikosiç, Mugosha, Xhaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq, Ramushoviq 1, B. Klikovac, Mehmedoviq 3, Despotoviq 6, Grbiç 2, Vukçeviç.
Sllovenia: Zec (6 mbrojtje), Vojnoviq, Pandzhiç (6 mbrojtje), Klemençiç 2, Gros 7, Omoregi 3, Zhabjek, Stanko 5, Abina, Ljepoja 2, Zuliç, Vuçko, Lazoviç, Svetik 4, Çopi 1, Gomilar-Zikero 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat