Motrat binjake Dora dhe Larisa, e dërguan Serbinë në shtëpi

Hendboll

Motrat binjake Dora dhe Larisa, e dërguan Serbinë në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:04
Motrat binjake Dora në të majtë dhe Larisa në të djathtë, Foto kroati Goran Stanzl

Histori interesante e motrave binjake nga Krizhevci i Kroacisë, Dora dhe Larisa Kalaus!

Dora është një minutë më e vjetër. Të dy 24-vjeçaret dominojnë fanellën e ekipit kombëtar kroat të hendbollit, e cila kaloi e pamposhtur në raundin e dytë të Kampionatit Evropian. 

Mbrëmë me Kroacinë treguan lojë të madhe dhe e gjunjëzuan Serbinë me rezultat 25:24, në ndeshjen që u luajt në Kolding të Danimarkës. Kroacia regjistroi fitoren e tretë rresht dhe avancojnë me tej, Serbia paketon valixhet për në shtëpi.   

Image

“Ne vizituam shtëpinë e binjakeve Vera dhe Tihomirin”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “24 sata”. 

“Kur lindën, ishin foshnje shumë të mëdha. Ata kanë lindur me peshë 3700, 3800 gram dhe ishin foshnjat më të rënda në maternitetin në Petrova. Ata lindën me prerje cezariane dhe një minutë larg njëra tjetrës.

Duhej të kisha një byzylyk me një numër për të ditur se cilën e ushqeja, cilën jo. Ishte e tillë, muaj i parë dhe vetëm më vonë fillova t’i dalloja”, - thotë nëna e binjakeve kroate Vera, e cila as sot nuk i njeh se cila vajzë është në foto kur vajzat ishin dy apo tre vjeç.

“Kur ishin më të vegjël, thotë babai Tihomir, ata këshilloheshin më shpesh. Ato tani janë të rritura, por përsëri telefonojnë kur iu duhet ndonjë këshillë. Familja është shumë e rëndësishme për motrat Kalaus”.

Në fëmijërinë e tyre të hershme, prindërit i regjistruan Dorën dhe Larissën në taekwondo, por afinitetet e tyre shpejt ndryshuan dhe ata donin të luanin hendboll.

“Për një kohë, ata i stërvitën të dy sportet paralelisht, madje i regjistrova në balet, gjë që edhe unë e bëra vetë. Por ishte e qartë pas shfaqjes së parë që ato nuk e kishin atë talent dhe se hendbolli ishte një sport për to”- qeshet nëna e binjakeve.

Binjaket kanë lindur me 24 qershor të vitit 1996.

Të dy janë studente të shkëlqyeshëm të psikologjisë në Universitetin kroat.

“Ato gjithashtu morën çmime për studentet më të mirë të sportistëve të lartë në universitet, për të cilat ato janë shumë të lumtura. Sepse ato gjithmonë e vendosin mësimin në radhë të parë, dhe pastaj edhe sportin”, tregon Vera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat