Dijana me Malin e Zi, të pafat kundër Rusisë

Hendboll

Dijana me Malin e Zi, të pafat kundër Rusisë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Mali i Zi, pafat

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me Kombëtaren e Malit të Zi, të pafat, pësuan humbje me rezultat 24:23 (13:13) nga Rusia, në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Danimarkë.

Malazezet e nisën mirë, avancuan me 5:2, ndërsa në fund të pjesës së parë u barazua rezultati 13:13.

Edhe në pjesën e dytë Mali i Zi avancoi me 19:17, por në minutat e fundit bënë gabime dhe lejuan ruset të shkëputen deri në 4 gola epërsi (20:24). Rusia fiton me një goldallim 24:23. Ujkiq shënoi një gol, është goli i dytë i saj në këtë Evropian. 

Mali i Zi – Rusia 23:24 (13:13)  
Palestra e sportit “Jiske bank boksën” në Herning. 
Pa shikues. 
Gjyqtarë: Antiq dhe Jakovljeviq (Serbia). 
Shtatëshet: Mali i Zi 4 (3), Rusia 5 (5).
Përjashtimet: Mali i Zi 4 minuta, Rusia 4 minuta.

Mali i Zi: Baboviq (3 mbrojtje), Neneziq, Batinoviq (9 mbrojtje), Radiçeviç 3, Jaukoviq 5, Pletikosiq, Mugosha, Xhaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq 1, Ramushoviq 3, B. Klikovac 1, Mehmedoviq 3, Despotoviq 7, Grbiç, Vukçeviç.

Rusia: Sedojkina (3 mbrojtje), Kaljinina, Dmitrijeva 1, Vedjohina 4, Bobrovnjikova 2, Samohina 4, Makejeva 1, Fomina 4, Sabirova, Iljina, Malashenko, Managarova 3, Skorobogatçenko, Maslova 2, Kozhokar 2, Ilarionova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat