Kroatet shumë më të mira se Rumania

Hendboll

Kroatet shumë më të mira se Rumania

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Kroatet shumë më të mira se Rumania

Kombëtarja e Kroacisë po tregon formë të madhe në Kampionatin Evropian në hendboll (femrat), që po mbahet në Danimarkë.

Kroatet shënuan fitore me rezultat 25:20 (14:10) kundër Rumanisë, në kuadër të grupit 2.

“Pengesa tjetër është ekipi kombëtar më i mirë në botë, Norvegjia, dhe vajzat tona 100% do të jenë të gatshme për betejën pasnesër, në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë (18.15)”, ka shkruar media dalmate “Slobodna Dalmacia”.

Kroacia udhëheq grupin me 6 pikë, ndërsa Rumania është në fund me 0 pikë.

Kroacia – Rumania    25:20 (14:10)

Paslestra e sportit “Sydbank Arena” në Kolding. 
Gjyqtarë: Viktoriia Alpaixhe dhe Tatyana Berezkina (Rusia)
Shtatëshet: Kroacia 3 (2), Rumania 5 (4).
Përjashtime: Kroacia 8 minuta, Rumania 4 minuta.

Kroacia: Beshen (1), Pijeviq (9 mbrojtje); P. Posavec, Krsnik (2), S. Posavec, Miçijeviç (4), L.Kalaus (4), D.Kalaus, Jezhiç (4), Japundzha, Shimara (1), Debeliç (1), Mamiç (2), Vidak, Blazheviq (7), Prkaçin.

Rumania: Mazareanu, Dedu (8 mbrojtje), Dumanska (4 mbrojtje); Dinca, Subtirica Iovanesku, Buceschi (5), Neagu (6), Laslo (1), A. Popa, L. Popa, Polocoser (2), Ostase (3), Seraficeanu (2), Iuganu (1), Savu, Dindiligan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat