FHK të del me qëndrime të prera për klubet kampione!

Hendboll

FHK të del me qëndrime të prera për klubet kampione!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
FHK të del me qëndrime të prera për klubet kampione!

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, mos të flejë, por të merr vendime të prera për kampionët e ardhshëm në hendboll (meshkujt dhe femrat).

Nëse kampioni i Kosovës nuk merr pjesë për garën që është kualifikuar në Evropë, EHF European League, t’i ndalohet që të merr pjesë në një garë më të ultë evropiane!

Pse? Sepse duhet të ruhet vlera e hendbollit të Kosovës, për shkak se Kosova ka traditë 67 - vjeçare të këtij sporti dhe jo 21 vjeçare! 

Kjo i bie, sikur Barcelona mos të luajë në Champions por të luajë në Kupë të Evropës, se më lehtë e ka! Kjo praktikë të ndalohet një herë e përgjithmonë!

Të luftohet për hendbollin dhe vetëm për të mirën e saj. Vitin që po shkon, mjerisht as meshkujt dhe as femrat nuk morën pjesë në kualifikime në EHF European League! Kjo nga frika, se do të pësonin humbje thella!

Këtë e dijnë të gjithë! Lojtarët dhe lojtaret duan të shohin veten në një rang më të lart dhe jo të shkojnë në ligat pak të vlefshme!

Kjo nuk është në rregull dhe e ulë edhe reputacionin e hendbollit tonë!

E dyta, secili klub që siguron biletën për në Evropë, së pari të garantojë anën financiare dhe jo në momentin e fundit: Po shkojmë nuk po shkojmë, siç ndodhi rasti me vashat e Ferizajt, gati sa nuk shkuan për shkak të mjeteve financiare! Klubi që garanton stabilitet financiar le të garojë në Evropë, ai që nuk e ka stabilitetin, t’i ndalohet pjesëmarrja dhe jo FHK të bie në pozicion mat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat