Besa besë për fitore kundër Borcit

Hendboll

Besa besë për fitore kundër Borcit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Besa besë për fitore kundër Borcit

Besa Famgas e gatshme për ndeshjen me Boracin, shpreson për hapin e madh

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e vështirë ndaj Boracit të Banjallukës. Besa Famgas e Boraci takohen të shtunën në palestrën "Karagaçi" në Pejë nga ora 17:00, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Në raundin e dytë Besa e eliminoi Bosna Visokon. Tani sërish përballet me skuadër nga Bosnjë-Hercegovina.

Te Besa janë të vendosur për hapin tutje në skenën evropiane. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë.

"Në vitin 2012 kam debutuar për Besën kundër Boracit në Banjallukë. Tani, tetë vjet më vonë, kemi një grup lojtarësh që mund të rivalizojmë çdo ekip që bën gara në European Cup.

Do të jetë ndeshje shumë e fortë sepse Boraci ka një ekip shumë cilësor. Por besoj që ka ardhur koha për revansh dhe të plasohemi në mesin e 16 skuadrave më të mira në European Cup", thotë Kastriot Jupa, hendbollist i Besa Famgas.

Hendbollisti tjetër i skuadrës pejane, Charalampos Mallios, thotë: "Na presin dy ndeshje të forta. Por synimi ynë është të jemi në mesin e 16 skuadrave më të mira dhe do të japim maksimumin.

Kam besim në ekipin tim, pasi e di sa shumë kemi punuar deri më tani. Në këtë nivel të Kupës Evropiane të gjitha ndeshjet janë derbi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat