Istogu gati të futet në histori, në Ligën Rajonale

Hendboll

Istogu gati të futet në histori, në Ligën Rajonale

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Istogu gati të futet në histori, në Ligën Rajonale

Klubi më i organizuara dhe më i mirë në Kosovë, pritet të garojë në Ligën Rajonale. Istogu, kurrë më afër që të futet në histori, si klubi i parë nga Kosova në hendboll, pas luftës, që pritet të marr pjesë në Ligën Rajonale. Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, para sfidave të reja.

“Federata e hendbollit e Kosovës është duke negociuar me autoritetet përkatëse dhe në vitin 2021 KHF Istogu pritet të jetë pjesë e "Regional Liga", do të jetë kjo hera e parë që një skuadër nga Kosova do të jetë pjesë e një lige të këtij niveli ku marrin pjesë skuadrat me të mira nga shtetet me hendbollin femëror shumë të zhvilluar, si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi etj.

Klubi i hendbollit Istogu pasi që është bërë me palestrën sportive, kaluar nivelin vendor dhe ka synime për rezultat në nivel europian, për këtë Istogu ka marr përkrahjen e Federatës së hendbollit të Kosovës, komunës së Istogut dhe donatorëve.

KHF Istogu ka filluar ti ripërtri kontratat sponzorizuese me sponzorët aktual, dhe janë afruar edhe sponzor të rinj të cilët do të ndihmojnë që Istogu të këtë stabilitet financiar, dhe kushte më të mira për punë profesionale, me çka synohet përfaqësimi i qytetit të Istogut dhe Kosovës në mënyrën me të mirë në nivele të lartë.

Pjesëmarrja e Istogut ne Regional Liga do të jetë historike për hendbollin kosovar, ngase për here të parë do të këtë përfaqesuesin e saj në nivelin me të lartë të garave rajonale.

Ju faleminderit për përkrahje, na priftë e mbara”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat